Tetovë, 21 prill – Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se shumë shpejtë do të vendoset në funksion shkolla fillore në Reçicë të Vogël, një projekt që do të mundësojë nxënësit e asaj ane të mësojnë në kushte jashtëzakonisht moderne.
Ka filluar realizimi i fazës së dytë të punëve për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël.
Pas finalizimit të ndërtimit të fortë, ka filluar dhe pjesërisht ka mbaruar vendosja e sistemit shpërndarës për ujë dhe rrymë elektrike si dhe infrastruktura e rrjetit të internetit për kabinetet informatike. Gjithashtu në përdhesë janë vendosur konstruksionet e dritareve, kurse në realizim e sipër është rregullimi i brendshëm i mureve.
Në shtatorin që vjen kjo shkollë do ti ketë dyert e hapura për nxënësit!