Tetovë, 6 maj – Janë para përfundimit punët për ndërtimin e tubacionit të ri të ujësjellësit të f.Poroj, nga burimi i Buxhakut deri tek baseni brenda fshatit.
Janë 6000 metra gypa të cilat i siguroi komuna e Tetovës, kurse me ndihmën e bashkësisë lokale dhe banorëve të Porojit po realizohen punët ndërtimore për vendosjen e gypave dhe hapjen e rrugës deri tek burimet, që gjenden në lartësi mbidetare prej 2000 metra.
Falënderoj të gjithë ata që kontribuan për këtë projekt shumë jetik për banorët e Porojit, si dhe për aktivizmin qytetar i cili është determinues për realizimin e projekteve të tilla kapitale.
https://www.facebook.com/teutaarifiofficial/posts/5824186347622203