Ariel Anri dha betimin si kryeministër i ri i Haitit, pothuajse dy javë pas atentatit mbi presidentin Zuovenel Moizin.
Presidenti i djerë i kërkoi Anrit ta ndërmarrë funksionin disa ditë para se të qëllohet në kryeqytetin Port-o-Prens.
Pas atentatit mbi Moizin ndodhën disa përplasje politike midis Anrit dhe kryerësit të detyrës kryeministër Klod Zhozefit.
Zhozefi dha dorëheqje të hënën dhe tha se emërimi i Anrit do ta lehtësojë përgatitjen për zgjedhjet në shtator.
Duke folur në ceremoninë në Port-o-Prens, kryeministri i ri bëri thirrje për unitet.
“Një ndër prioritetet e mia do të jetë t’i siguroj njerëzit se do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta kthejmë rendin dhe sigurinë”, theksoi Anri.