Ajo është një prej këngëtareve më të pëlqyera të muzikës pop dhe me albumin e saj të ri “Thank U, Next”, po shënon sukses në rritje. Këngëtarja Ariana Grande, shënon një tjetër rekord, pasi sipas klasifikimit të revistës ‘Bilboard’, ajo është femra më e ndjekur në Instagram.
Kështu ajo i ka rrëmbyer fronin koleges së saj Selena Gomez e cila kishte 146.267.801 ndjekës. Por tashmë Ariana ka zënë vendin e parë me 146.286.173 fansa. Gjatë katër muajve të fundit, këngëtarja ka shtuar mbi 13 milionë ndjekës, në saj të aktivitetit të saj në Instagram.