Vijojnë debatet dhe reagimet, pas festivalit në RTSH. Edhe gazetari Arian Çani, i emisionit “Zona e Lirë”, ka komentuar fituesen e Festivalit të 58-të të Këngës.
Arian Çani thotë se po ta fitonte Elvana Gjata festivalin do të ishte skandal i madh, sepse ajo kishte disa muaj që përflitej si fituese.
Çani shkon më tej, duke aluduar se regjisorja Vera Grabocka, duke qenë se ka eksperiencë ndryshe nga Alketa Vejsiu sepse kjo e fundit nuk përmbajti dot emocionet ku humbi Elvana, ndryshoi fituesin në fund të shpëtuar veten. Në fakt, nga juria ishte një anëtare që i dha vetëm dy pikë Elvana Gjatës, çka solli edhe humbjen e saj.
Çani vlerëson këngëtaren Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë, me një diferencë të vogël pikësh dhe thotë se producentja, Vera Grabocka “shpëtoi fytyrën”, pasi nuk e mori çmimin “ajo tjetra”, duke iu referuar Elvana Gjatës.
“Mora vesh që fituese u shpall Arilena. Bravo. Te paktën Grabua e shpëtojë fytyrën. Se ndryshe do ishte skandal. Bravo Arilena. Super këngëtare. Shyqyr që s’e mori ajo tjetra se do ishte turp i madh. Grabua u tregua e kujdesshme dhe anuloi fituesen që përflitej me kohë”, shkruan Çani në rrjetet sociale, një ditë pas festivalit, duke shtuar edhe më shumë debatet.