Nju-Jork, 18 shkurt – Çmimi i arit në bursat botërore sot ishte në një moment më i larti në histori në krahasim me euron, ndërsa dollari arriti maksimumin dyjavor.
Kjo ka ndodhur pasi investitorët kërkuan strehim të sigurt për kapitalin, pasi kompania “Ejpëll” (Apple) paralajmëroi ndikimin negativ të koronavirusit të ri ndaj punës së saj.
Çmimi i arit ishte 1.597,71 dollarë për një ons, ose 0,75 për qind më i lartë. Çmimi i arit ndaj euros u rrit për 1,14 në 1.475,97 euro për ons.
Edhe çmimi i paladiumit u rrit për 0,76 për qind në 2.537,26 dollarë. Dhe argjendi shitej për 1,22 për qind më shtrenjtë, respektivisht 18 dollarë për ons.
Prodhuesi i “Ajfon” (iPhone) parashikon rënie të të ardhurave të veta në tremujorin e dytë për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.
Në të njëjtën kohë, indekset e Uall Stritit (Wall Street) dhe ato evropiane, si dhe çmimet e naftës, shënuan rënie.(koha.mk)