Alphonse Areola ka zgjatur kontratën me Paris Saint-Germain deri në vitin 2023. Shoqëria pariziene me rinovimin e marrëveshjes me portierin u jep fund zërave për një largim të mundshëm të tij nga “Parc des Princes”.
“Alphonse është një nga simbolet kryesore të skuadrës sonë. Kryesia e klubit dhe tifozët tanë e vlerësojnë shumë besnikërinë që ka shfaqur ndaj shoqërisë kur zgjodhi të nënshkruante me afat të gjatë,” – deklaroi presidenti Naser Al-Khelaifi.
Verën e kaluar u përfol gjatë për interesimin e Romës, që kërkontë një zëvendësues të denjë për brazilianin Alisson, që u u ble nga Liverpooli.