Ka vite që merret me muzikë pasi e ka traditë familjare. Këngëtari nga Gostivari ka vendosur që këtë fundvit të sjellë shumë surpriza e zakonisht ai realizon potpuri të tërë këngësh dhe të gjitha i shoqëron edhe me video. Në një bisedë për Infrared të gazetës KOHA, Ardit Bexheti sjellë të rejat e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Po afrohen festat e fundvitit, me çfarë projekte do të prezantohesh?
Për fundvit kam një këngë që do jetë edhe me klip, ndërkohë që gjithashtu kam bërë gati edhe gjashtë këngë cover, të cilat do të përcillen edhe me videoxhirime.
KOHA: Të shkojnë edhe baladat por edhe këngët ritmike, ku e gjen veten më shumë Arditi?
Zakonisht sjellë balada dhe këngë ritmike por kohën e fundit kam pasur shumë balada e këtë herë kam vendosur që të vij me pak më shumë rritëm.
KOHA: Ke pasur deri më tani edhe bashkëpunime, do vazhdosh edhe më tej me ndonjë surprizë?
Kam shumë këngë solo dhe covera por këtë herë jam në bisedime për një duet, por ende nuk kam vendosur definivisht, por me gjasë do të realizohet ky bashkëpunim që për momentin është surprizë.
KOHA: Si është një ditë e zakonshme e juaja?
Zgjohem në mëngjes, pas një kafe dhe ushqimit që konsumoj për dy orë rresht jam në fitnes sepse kam filluar të kujdesem për veten, pas ushtrimeve takohem me miq dhe bashkëpunëtorë e më pas kthehem në shtëpi për darkë me familjen, më pas më pret puna në studio, ushtrime të vokalit etj, kështu është një ditë e zakonshme e imja.
KOHA: Krahas muzikës, merreni edhe me ndonjë aktivitet tjetër?
Për momentin kam shumë angazhime në muzikë e nuk kam kohë të merrem me ndonjë gjë tjetër, por në të ardhmen nuk i dihet.
KOHA: Jeni shumë aktiv edhe në ahengjet familjare, sa i kënaqur je nga puna?
Po jam shumë i kënaqur nga puna ime në dasma prandaj dhe punoj që të sjellë shumë këngë të mira, e vështirë është shumë të dominosh skenën muzikore por mundohem të ja arrijë falë punës dhe bashkëpunëtorëve.
KOHA: Do kishe hequr dorë nga muzika?
Nuk kam planifikuar një gjë të tillë pasi unë traditë familjare e kam muzikën dhe mendoj që ende kam kohë…
KOHA: Nëse nuk do të shihnim në skenë, ku do ishte sot Arditi?
Më janë ofruar shumë opsione si në punë publike e politike por unë kam zgjedhur vetëm artin e përmes muzikës të sjellë tek publiku emocione.