Ndoshta është nga të rrallët që merret me këtë sport, Ardian Rexhepi nga Kosova krahas punës që bën ai merret edhe me shumë sport ndërsa në rrjetet sociale shihet si një atraksion dhe motivim për rininë. Është trajner fitnesi, por edhe instruktor i certifikuar edhe për terrorizëm derisa ka ndjekur shkollat e specializuara në këtë fushë në disa vende të botës. Në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ai tregon disa gjëra më shumë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
Me sport kam filluar qysh në vitet 80-ta sikur fëmijë në shkollë në lagje me shokë. Sa i përket motivimit, unë them se disa njerëz lindin për tu marrë me sport ushtrime, është normale se secili e ka një idol, por për mua idola janë ata të gjithë që merren me sport të rregullt dhe jo kohë pas kohe.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Sa i përket problemeve nuk kam pasur, vetëm se në atë kohë kushtet kanë qenë më të vështira, por kur është vullneti i mirë arrihet çdo gjë. Përkrahje kam pasur nga familja gjithmonë, sidomos kur kam filluar të merrem me trajnime kundër terrorizmit dhe ku jam certifikuar në disa pika si Instruktor.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?
Jo, jam vetvetja. Idola i kam sportistët.
KOHA: Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
Tash për fat të mirë rinia janë duke ushtruar shumë në fitnese dhe është shumë mirë kur i sheh duke ushtruar, por kam një porosi për të gjithë, të ushtrojnë me forcën e vete dhe të ushqehen natyrshëm dhe jo me kemikale se janë shumë të dëmshme.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?
Të jem i rregullt me ushtrimet e mia, ta mbylli karrierën si instruktor dhe i ndershëm e me shëndet të mirë.