Shkup, 27 maj – Pas largimit të Qatip Osmani nga radhës e Shkëndijës, kuqezinjtë nga Tetova kanë nisur menjëherë punën për të angazhuar trajnerin e ri.
Gazeta KOHA mëson se drejtuesit e klubit tetovar kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan, Ardian Nuhiu, me të cilin do të kenë një projekt 2 vjeçar, ndërsa si ndihmës i tij do të jetë Muharrem Bajrami. Bajrami së fundmi drejtoi ekipin e Makedonija Gj.P, ndërsa vitin e kaluar fitoi edhe Kupën e Maqedonisë, njofton gazeta Koha.
Kujtojmë se Nuhiu së fundmi kishte qenë pjesë e Dritës së Gjilanit, me të cilën skuadër në edicionin 2019/2020 ishte shpallur kampion. Drita dhe Nuhiu kishin ndërprerë bashkëpunimin në nëntor të vitit të kaluar pas një periudhe gati katër vjeçare. 44-vjeçari skuadrën e Dritës së Gjilanit e udhëhoqi në 161 ndeshje, duke regjistruar 88 fitore, 37 barazime dhe 26 disfata.
Ndryshe, gjatë karrierës së tij, Nuhiu si kryetrajner kishte udhëhequr edhe FC Shkupin në 41 ndeshje në Ligën e Parë. Kujtojmë që Shkëndija këtë vit do të prezantojë vendin në garat Ligës së Konferencës. Ndërkaq, Nuhiu me 1 qershor pritet të nisë përgatitjet me Shkëndijën.