Shkup, 16 mars – Kryeministri Zaev sot deklaroi se ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike do të zgjidhet në mënyrë të përhershme përmes reformave gjyqësore.
“Në pjesën e reformave gjyqësore, ligji për gjyqësinë, ligji për Këshillin Gjyqësor dhe ligjeve të tjera të cilat janë temë e negociatave, nëpër këto ligje përmes reformave gjyqësore do të zgjidhet përgjithmonë ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike”, theksoi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me vërejtjet në raportin e djeshëm të PSP-së se nga institucionet kompetente nuk janë ndërmarrë masa konkrete për hartimin e zgjidhjeve përkatëse ligjore në kornizën e përcaktuar kohore, ndërsa me të cilat do të rregullohej edhe në mënyrë përkatëse do të zgjidhej pozita ligjore e PSP-së.
Zaev tha se nga grupet e punës të cilat punojnë në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur, ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe ligjeve të ngjashme, ka marrë informacion se ose plotësisht janë harmonizuar ose janë në fund të harmonizimit.