Ardern mbështet protesta paqësore kundër vrasjes së Xhorxh Flojd

33

Atlanta, 2 qershor – Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern deklaroi se është e tronditur nga vdekja e  Xhorxh Flojd dhe i mbështet protestat për solidaritet në vendin e saj, por tha se protestuesit i kanë shkelur distancat fizike dhe nuk duhet të harrojnë që pandemia e Kovid-19 po vazhdon.

Ajo tha se është e neveritur nga ajo që ka ndodhur me afroamerikanin Xhorxh Flojd në SHBA, por që protestat për solidaritet duhet të organizohen në mënyrë që do të mundësohet siguri për të gjithë pjesëmarrësit e saj, transmeton Si-En-En.

Ardern në konferencë për shtyp deklaroi që qytetarët e Zelandës së Re duhet të reagojnë ndaj racizmit, jotolerancës dhe urrejtjes, por gjithashtu vuri në dukje se rreziku i transmetimit të virusit të koronës ekziston ende. Kryeministrja tha se ajo i kupton plotësisht ndjenjat e protestuesve, por tha se epidemia globale vijon ende dhe ajo nuk do të dëshironte përkeqësim të situatës me të cilën autoritetet po përpiqen të ballafaqohen.

Comments are closed.