Të hënën në mbrëmje u luajt një nga gjysmëfinalet e kthimit në Ligën 2 angleze, mes Forest Green e Tranmere, që përfundoi 1-1, duke dekretuar kalimin në finalen e madhe për Tranmeren, që kishte fituar 1-0 në shtëpi.
“The Whites” do të përballen në finalen e 25 majit me Newport, ndeshje teke që do të luhet në magjikun Wembley.
Ndërkaq, pas ndeshjes bëri xhiron e internetit një video fantastike, ku shfaqej arbitri i njohur anglez Mike Dean, duke festuar si i çmendur mes tifozëve të Tranmeres.
🎉🏟 – MIKE DEAN AND TRANMERE ARE HEADING TO WEMBLEY!
The Premier League referee cannot hide his excitement at The New Lawn as his side secure their place in the play-off final! 🔥 pic.twitter.com/ZCrOur7xbn
— Sky Sports Football (@SkyFootball) May 13, 2019
50-vjeçari, arbitër ndërkombëtar për shumë vite, vazhdon të arbitrojë në Premier League dhe është një ndër personazhet më të veçantë të futbollit anglez, për fjalët, gjestet apo sjelljen e tij komike në disa raste, aq sa ndonjëherë është dukur sikur ka festuar apo ka dhuruar spektakël në fushë.
Dean, i cili është i pari arbitër i Premier League që kap kuotën e 100 kartonëve të kuq dhënë në karrierë, është tifoz i thekur i Tranmeres dhe nuk e fshehu këtë gjë në Nailsworth, ku ishte mes qindra tifozëve që kishin udhëtuar nga Tranmere për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.