Karolina Bojar është 20 vjeçe, studion për drejtësi në Universitetin e Krakovias dhe ushtron arbitrimin për kategoritë inferiore në Poloni. Pasioni i saj është futbolli. Konsiderohet nga shtypi ndërkombëtar si arbitri më i bukur në botë. Polakja synon një karrierë si të Bibiana Steinhaus, gjermania që arriti të arbitronte një ndeshje në Bundesligë. Me një fizik të privilegjuar Karolina është edhe atlete që garon në 800 dhe 1500 metra. Falë performancës së mirë në futbollin femëror ka filluar edhe arbitrimin në kategorinë inferiore për meshkuj në Poloni, me raste bën edhe gjyqtarin anësor. “Përpiqem t’i kontaktoj lojtarët në fushë, por në asnjë rrethanë nuk i mbivlerësoj. Kjo është mënyra ime për të ndërtuar marrëdhënie. Jam arbitër dhe më tërheq adrenalina dhe sfida. Asnjë aksion nuk është i njëjtë. Nuk ka rutinë në këtë sport. Nuk planifikohet asgjë dhe kjo është më e mira e këtij sporti”, shprehet ajo. Me një sensualitet dhe trup të skalitur ajo shprehet edhe për bukurinë në sport: “Në përgjithësi jam e mirëpritur nga meshkujt. Më vonë ka situata që gjenerojnë një sjellje agresive, por loja fillon me një klimë miqësore. Besoj se bukuria ndihmon edhe këtu”.