Sezoni i Jesse Lingard ka prekur fundin. Twitter ka shpërthyer me tallje kur mesfushori anglez është parakaluar nga arbitri Anthony Taylor në humbjen 1-0 të Manchester United ndaj Chelsea-t. Lingard u fut në fushë nga trajneri Jose Mourinho për të sjellë pikërisht shpejtësinë në 12 minutat e fundit të ndeshjes.
Por ai u duk si një fëmijë i vogël kur arbitri Taylor e kaloi në mes të fushës teksa të dy po vraponin për të ndalur kundërsulmin e Chelsea-t.
Klipi, që po bën namin në rrjetet sociale, tregon përgatitjen fantastike fizike që bëjnë arbitrat ditët e sotme.
Por gjithashtu është një turp i madh për Lingard.