Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur këtë të dielë në Brazil, gati gati një skenë që tejkalon ato të Perëndimit të Egër, kur gjatë një ndeshje të kampionatit rajonal të amatorëve, mes Orient dhe Industrial, e zhvilluar në shtetin e Minas Gerais, mkë arbotër i dhunuar paraprakisht nga një futbollist gjatë lojës, ka marrë pistoletën duke kërcënuar futbollistin në fushë. Ngjarja ndodhi në minutën e 75’, kur arbitri braizilian akordoi një 11-metërsh në favor të miqve.
Vendim ai shumë i kontestuar nga futbollistët e Orient dhe nga publiku vendas. Gjatë protestave të nxehta, njëri prej futbollistëve të ekipit vendas ka goditur me grusht arbitrin, i cili është drejtuar menjëherë drejt pankinave ku kishte lënë çantën e tij, prej së cilës nxori armën e llojit pistoletë. Arbitri ishte i pajisur me armë me leje, për shkak se veç të qënit gjyqtar, ishte edhe polic. Ky i fundit ka ndjekur futbollistin nëpër fushë, por lojtari, duke dashur t’i shpëtojë tragjedisë, nshtë larguar në kohë nga stadiumi “Starling Soares”.