Trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, menjëherë pas ndeshjes së humbur ndaj Atalantas, ku ndodhi gjithccka (dy kartonë të kuq për emilianët). “Nuk e kuptoj akoma se si Berardi doli me të kuq dhe asnjë nga Atalanta nuk u përjashtua?! Të ma shpjegojnë, sepse gjatë rrëmujës ndodhi që një pjestar i stafit të Atalantas goditi me shuplakë lojtarin tim, pra Berardin, që reagoi më pas…”.
“Edhe pse, ne nuk duhet të binim pre e provokimeve. Përpara se të ndodhte ai sherr, ishim mjaft mirë. Nuk e kuptoj pse na penalizuan arbitrat. Ishte një ndeshje e falsuar. Të ngresh një kundërshtar nga toka sepse po simulon nuk është një gjest antisportiv. Eshtë gjest antisportiv ta godasësh me shuplakë lojtarin”.