UEFA ka caktuar arbitrat e ndeshjes Shqipëri-Turqi. Ndeshja do të zhvillohet në datën 22 mars në qytetin e Shkodrës.
Tobias Stieler dhe asistentët e tij, Majk Piet dhe Kristtian Gitelman do të vendosin drejtësi në përballjen mes kuq e zinjve dhe Turqisë.
Pasi kanë mësuar emrin e këtij arbitri, futbollistët kuqezinj duhet të jenë të kujdesshëm në lojën e tyre, pasi Stieler nuk lejon lojë të ashpër. Në 32 ndeshjet e fundit në arenën ndërkombëtare ai ka një mesatare me 4.4 kartona të verdhë për ndeshje.