Ylli i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, i ka dhënë fund beqarisë. Përmes Instagramit ai ka bërë të ditur se i ka propozuar të dashurës së tij dhe se ajo “ka thënë Po”.
Kujtojmë se Zeneli do të qëndrojë edhe për disa muaj jashtë fushave për shkak të lëndimit të rëndë që kishte pësuar në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi.