Arbër Qamil Llugiqi përveç profesionit arsimtar i matematikës në Shkollën “Haradin Bajrami” në Magurë të Lipjanit, është edhe një Self Taught Artisti suksesshëm i pikturës dhe i vizatimit të stilit impresionist, realist dhe abstrakt. Veprat e Arbërit kanë arritur të pëlqehen edhe në skenën botërore, informon KOHA.
Ai është fitues i disa çmimeve dhe lëvdatave ndërkombëtare si “Artist Europe and art in 21 century international excellent work”, “Alianza Del Artista Award April 2019” etj.
Pikturat e Arbërit pëlqehen dhe porositen nga njerëz nga e gjithë bota,nga SHBA, Australi, dhe qytetarë të vendeve të Evropës. Ai veprat e tij i eksponon rregullisht në ueb faqe të njohura si fineamerica.com etj., pastaj në rrjetin social Facebook etj. (koha.mk)