Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka nisur pushimet dhe ndodhet prej disa ditësh në Marok.
Nga atje Arbana ka postuar plot foto e video ku shfaqet mahnitëse. Madje edhe në foton pa makeup e pa filtra moderatorja duket në super formë.
“E vërteta unë, pa filtra, pa poza, me flokët e shpupuritura, reçipetat jashtë, pa bateri në telefon dhe pa e çarë kokën”, shkruan Arbana në foton ku shfaqet duke pozuar nga Maroku me një fustan blu.
Arbana duket se po i shijon shumë këto pushime e kjo shihet edhe në videon ku ajo shfaqet duke kërcyer në rrugë e lumtur.