Arbana Osmani ka publikuar pak minuta më parë fotot e fundit nga kopertina për ‘RevistaWho’, ku u shfaq vetëm pak ditë më parë.
Në intervistën në fjalë ajo ka zbuluar shumëçka për sezonin e radhës të ‘Dua të të bëj të lumtur’.
Programi në fjalë ka nisur transmetimin prej dy javësh dhe reagimet kanë qenë shumë pozitive. Një nga ndjekësit e moderatores së suksesshme, ka përfituar nga postimi i fundit për t’i kërkuar që të ftojë në programin e njohur ndonjë nga politikanët shqiptarë. “Kurrë”,-është përgjigjur Arbana në mënyrë të prerë.
Siç duket ‘Dua të të bëj të lumtur’ do vazhdojë të mbetet programi i emocioneve të forta dhe i të papriturave, por nuk do të ketë asnjë grimcë politike. Arbana ka theksuar gjithmonë që ky program ka në qendër njerëzit e thjeshtë dhe problematikat që hasim çdo ditë.