Arban Abrashi zgjidhet sekretar organizativ i LDK-së

Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky emërim, siç transmeton RTK, është bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar në ora 11:00.

Kujtojmë se Abrashi edhe më herët ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së derisa në garën e fundit për kryetar të Prishtinës kishte humbur betejën përballë Shpend Ahmetit.