ETC ka përgatitur oferta të llojllojshme për qëndrim prej shtatë ditëve deri në 14 ditë në pushimoret si Hurgada në Egjipt, Antalya në Turqi dhe plazhet më të njohura në bregdetin Grek, me çmim prej 299 euro për person deri më 699 euro për person
Shkup, 8 prill – Agjencia turistike ETC travel nga Shkupi, sinonim për dhënien e shërbimeve dhe ofertave turistike cilësore në Maqedoni të shtunën në mbrëmje para një numri të madh të klientëve besnik të kësaj agjencie dhe agjentëve të saj shpalosi ofertat turistike për sezonin veror për vitin 2019 për qytetet e njohura turistike në Egjipt, Turqi dhe Greqi. Menaxheri i ETC taravel Veton Grubi i njoftoi klientë se “etc.mk” është e krijuar për ata të cilët nuk arrijnë që të jenë në një vend për një kohë të gjatë.
“Për ata klientë të cilët janë të nxitur nga dëshira për përvoja të reja, zbulime të kulturave të reja dhe njoftimin e njerëzve të rinj. Hulumtoni ëeb faqen tonë, , sepse që në të dy shtete si Egjipti, Turqia dhe Greqia ka gjithmonë diçka të re për t’u zbuluar! Nëse jeni klient që dëshironi t’i kaloni pushimet verore, ne jemi këtu për dëshirat e Juaja turistike, për fluturime çarter, bileta të fluturimeve, programe të krijuara enkas për Ju, gjatë tërë vitit”, deklaroi grubi me rastin e hapjes së sezonit verior për pushuesit nga Maqedonia.
Për këtë vit, Grubi informoi se ETC ka përgatitur oferta të llojllojshme gjegjësisht aranzhmane me qëndrim prej shtatë ditëve deri në 14 ditë në pushimoret si Hurgada në Egjipt, Antalya në Turqi dhe plazhet më të njohura në bregdetin Grek, me çmim prej 299 euro për person deri më 699 euro për person. Vendosja është nëpër hotele luksoze dhe se në çmim përfshihet edhe çmimi i biletës me fluturime çarter nga Shkupi dhe anasjelltas. Edhe këtë sezon veror vetëm se kanë filluar prenotimet drejt këtyre qendrave turistike.
Nga viti 2015 e deri në fund të viti 2018, janë rritur dukshëm kërkesat e klientëve që prenotojnë pushimet verore me agjencinë tonë. Jam i bindur se edhe këtë vit do të kemi numër shumë më të madh të klientëve që do te zgjedhin agjencinë turistike ETC taravel të kalojnë pushimet verore në këto qendra të njohura turistike”, tha Veton Grubi, menaxher i ETC taravel. (koha.mk)