Për 35 vite me radhë, në Arabinë Saudite nuk është shfaqur asnjë film a prodhim kinematografik. Sipas Reuters, shteti konservator islamik me në krye princin e kurorës Mohammed bin Salaman vendosi të lejojë rihapjen e kinemave dhe shfaqjen e filmave.
Princi ka si qëllim reformimin socio-ekonomik të vendit, zvogëlimin e varësisë nganafta dhe moderimin e islamit.
Shteti saudit nuk ka kinema dhe për të shfaqur filmin e zgjedhur përdorën sallën e kulturës Jeddah. Ç’film? Oh, The Emoji Movie, ndoshta filmin më të keq të 2017-s.
Kritikët e vlerësuan me 9%, ndërsa audienca me 39%. Flet për një qytet të populluarnga emoji dhe i drejtohet fëmijëve.
Kritikë konservativë sauditë, duke përfshirë myftiun e madh Sheikh Abdulaziz al-Sheikh, janë kategorikisht kundër rikthimit të kinemave dhe filmave në vend.
“Filmat mund të promovojnë jetë ateistë, imorale dhe të paturpë. Nuk ka asgjë me vlerë në këngë festash, argëtime natën dhe ditën. Hapja e kinemave është thjesht një ftesë për miksimin e sekseve,” tha myftiu në shfaqjen e tij televizive. Ndoshta The Emoji Movie nuk është zgjedhje e keqe, si zgjedhje e parë. Nuk ka aktorë të vërtetë dhe është film fëmijësh. Ç’e keqe mund të shfaqet.
Arabia Saudite është një ndër vendet më konservatore në vend. Së fundi, gratë fituan të drejtën për të shkuar në stadiume dhe për t’i dhënë makinës.
Burimi: Mashable