Arabia Saudite nuk do ta shfrytëzojë naftën si mjet politik në kontestin me Perëndimin në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Xhemal Kashogi dhe politika energjetike e shtetit do të jetë e drejtuar drejtë stabilitetit në tregun global.
Këtë sot e deklaroi ministri saudit i Energjetikës, Industrisë dhe Resurseve Minerale Kalid Al-Falih.
“Të shpresojmë se bota me mençuri do të përballet me krizën politike, përfshirë edhe atë që ka të bëjë me qytetarin e Arabisë Saudite në Turqi dhe ne do ta shfaqim mençurinë tonë edhe në fronte politike dhe ekonomike”, tha El Falih.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a mund të përsëritet embargoja e eksportit të naftës si ajo e vitit 1973 kur shumica e vendeve të Gjirit Persik në mënyrë drastike i zvogëluan dërgesat e naftës drejtë Perëndimit për shkak të mbështetjes së Izraelit, ai tha se nuk ekziston plan që të bëhet diçka e tillë.