Arabia Saudite është bërë vendi i parë që u jep shtetësi robotëve. Makina fatlume është Sophia që ngjason me njerëzit, e cila është dizajnuar të duket si aktorja britanike, Audrey Hepburn. Lajmi për fitimin e nënshtetësisë nga Sophia u bë i ditur dje në Iniciativën për Investime të së Ardhmes në Riad. Sophia është krijuar nga David Hanson për kompaninë “Hanson Robotics” nga Hong Kongu. Hanson është i njohur për prodhimin e robotëve që duken si njerëz. Sophia i ka demonstruar shprehjet e saj të fytyrës, duke ia shfaqur audiencës fytyrën e saj të pikëlluar dhe trishtuar. “Dua të jetoj dhe punoj me njerëzit, në mënyrë që t’i shprehi emocionet dhe t’i kuptoj njerëzit dhe ta ndërtojë besimin me ta”, ka thënë Sophia.