Sulmi vetëvrasës me bombë në Mançester nga java e kaluar ishte edhe një përkujtim i tmerrshëm se kërcënimi nga terrorizmi radikal islamik po mbetet. Ndërsa turneu i presidentit Tramp në Lindjen e Afërt sërish ilustroi si vend i cili është disemenator kryesor i atij terrorizmi – Arabia Saudite në çdo mënyrë tenton të shmang çdo përgjegjësi për këtë. faktikisht Donald Tramp i dha Arabisë Saudite biletë falas dhe liri për të vepruar në rajon. Ato fakte janë më të besueshme. Veçmë pesë dekada, Arabia Saudite e zgjeron zemërngushtësinë e saj, versionin puritan dhe jotolerues të islamit, i cili në praktikë nuk zbatohet askund në ndonjë vend tjetër në botën myslimane. Osama bin Laden ishte saudit, siç ishin edhe 15 nga 19 terroristët e 11 shtatorit. E njëjta kohë (nga ngjarjet me postat elektronike të sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton) se viteve të fundit qeveria saudite dhe Katari kanë mbajtur “mbështetje të fshehtë financiare dhe logjistike për Shtetin Islamik dhe për gruoacionet tjera radikale sunite në rajon”. Saudikët janë të dytët sipas numrit të luftëtarëve midis luftëtarëve të huaj në Shtetit Islamik (SHI) dhe sipas disa supozimeve janë më të shumtë sipas numrit në operacionet terroriste të organizatës në Irak. Mbretëria është në aleancë të heshtur me Al Kaedën në Jemen.
SHI-ja po i shteron besimet e saja nga versioni vehabist të islamit në Arabinë Saudite. Ndërsa ish-imami i Xhamisë së Madhe në mbretëri tha vitin e kaluar se “SHI-ja i shfrytëzon parimet tona personale të cilat mund të gjinden në librat tonë… Ne i ndjekim besimet e njëjta, por i zbatojmë në mënyrë progresive”. Derisa SHI-ja nuk është në gjendje të regjistrojë nxënës të vetë në shkollat e veta, ai e pranoi rendit ditor saudit për të tij. Qeveria e Arabisë Saudite ka filluar ta kontestojë një pjesë të madhe të praktikave të saja më skandaloze. Tani ajo, de fakto, udhëhiqet nga trashëgimtari i dy i fronit, princi Muhamed bin Salman, i cili duket pragmatik befasues dhe duket në lider vizionar të Dubait, sheiku Mohamed bin Rashid al Maktum. Por tani për tani reformat në Arabinë Saudite shprehen fillimisht në përmirësimin e politikës ekonomike të mbretërisë, e jo në reduktimin e fuqisë së kreut religjioz. Fjalimi i Trampit për islamin ishte me nuanca dhe përmbante ngushëllime ndaj viktimave myslimanë të terrorizmit të xhihadistëve (sipas një hulumtimi arrin 95 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave). Ai kështu e fokusoi esencën e problemit kur tha “Asnjë diskutim për çrrënjosjen e atij kërcënimi nuk do të kishte përfunduar nëse nuk do ta përmendim qeverinë e cila iu mundëson strehim terroristëve, ndihmë financiare dhe status social, të nevojshëm për rekrutim”. Por, Tramp në të vërtetë nuk ka folur për nikoqirin e tij Arabia Saudite, por për Iranin. Tani është e qartë se Irani është ajo fuqi destabilizuese e Lindjes së Afërt dhe mbështet disa lojtarë shumë të këqij. Absolutisht e pasaktë është që ai të përcaktohet si burim i terrorit xhihadist. Sipas të dhënave të “Bazës globale të të dhënave për terroriszmin” nga Leif Venar nga Kings kolexhi në Londër, mbi 94 për qind e rasteve të vdekjes si rezultat i terrorizmit islamik nga viti 2001 e deri më sot, janë kryer nga SHi-ja, Al Kaeda dhe xhihadistët tjerë sunitë. Irani lufton kundër këtyre grupacioneve, ndërsa nuk i mbështet. Pothuajse çdo sulm terrorist i Perëndimit ka njëfarë lidhje me Arabinë Saudite. Faktikisht, asnjëri nuk ishte i lidhur me Iranin. Tani SHBA-ja është përfshirë ndaj politikës së jashtme të Arabisë Saudite – betejat e pandalura kundër shiitëve dhe aleatëve në tërë Lindjen e Afërt. Kjo do ta zvarritë Uashingtonin në luftërat e pafundshme religjioze, do ta përforcojë jostabilitetin rajonal dhe do t’i ndërlikojë lidhjet me shtetet si Iranin, të cilët kanë marrëdhënie të mira me dy palët. Por më e rëndësishmja është se nuk do të bëjë asgjë për përballje me kërcënimin e drejtpërdrejtë dhe vijues për amerikanët – terrorizmin xhihadist. Unë mendova se politika e jashtme e Trampit synon ta vendos në vend të parë Amerikën e jo Arabinë Saudite. (Washington Post)