Kajro, 19 qershor – Arabia Saudite e hodhi poshtë thirrjen e ekspertit për të drejta njeriut të KB-së se trashëgimtari Mohamed bin Salman duhet të jetë lëndë e hetimit për vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi dhe theksoi se praktika gjyqësore e mbretërisë në ballafaqimin me rastin “nuk është çështje tregtie”.
Ministri shtetëror saudit i Punëve të Jashtme, Adel al Xhubeir, deklaroi se në raportin e Agnes Kalamar, raportuese speciale e KB-së për vrasje jashtëgjyqësore, ka “kontradikta të dukshme” dhe akuza të pabaza.
“Në mënyrë rigoroze e hedhim poshtë çdo përpjekje që të preket udhëheqësia e mbretërisë ose rasti të nxirret prej sistemit gjyqësor të mbretërisë”, shkroi al-Xhubeir në disa tuite.