Federata e Futbollit në Arabin Saudite ka shpallur fajtor 40 lojtarë, pasi shkelën rregullin e vendit për stilin e flokëve. Në këtë listë të gjatë bënë pjesë edhe sulmuesi i njohur, Asamoah Gyan i cili thuhet se ka marr një dënim nga Shoqata e Futbollit të Arabisë. Ganezi është i huazuar te skuadra Al-Ahli nga ekipi kinez, Shanghai SIPG, ndërsa ka luajtur edhe në Premier Ligë te ekipi i Sunderlandit. Mësimet islame janë të njohur për ndalimin e flokëve në stilin “Qaza”. Në vitin 2012, portieri Waleed Abdullah ishte një nga futbollistët e parë që u detyrua t’i priste flokët gjatë ndeshjes për shkak të stilit anti-islamik.