Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë deklaruar fundin e suksesshëm të pelegrinazhit të sivjetmë të Haxhit, i cili ka mbledhur rreth 2.3 milionë myslimanë nga e gjithë bota. Princi Khalid al-Faisal, i cili ka udhëhequr komitetin e qeverisë për mbikëqyrjen e Haxhit, tha se rituali ka tërhequr njerëz për 30 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe se ngjarja pesëditshe ka kaluar pa probleme. Në vitet e fundit, Haxhin e kanë përcjellë trazira, zjarre dhe rrëmuja vdekjeprurëse të turmave. Në vitin 2015, rreth 2.300 besimtarë kanë vdekur nga ikja e turmave në Mekë. Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe është një detyrë fetare për të gjithë besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.