Mbretëria e Arabisë Saudite ka prezantuar ndërrimin e kalendarit të tyre islamik në kalendarin Gregorian, duke bërë kështu një hap para në kohën moderne nga 1 janari i këtij viti. Në muajin prill, Princi i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, vendosi ta pagëzojë planin transformues “Vizioni 2030” e jo “Vizioni 1451” sipas vitit kalendarik, siç do të preferonin tradicionalistët. Kohët e fundit, Qeveria e tij ka deklaruar se administrata është duke miratuar kalendarin diellor e jo kalendarin e vjetër islamik hënor. Tani e tutje, shteti i tyre do të udhëhiqet duke u bazuar në ditëlindjen e profetit Isa, ose Jezu Krishtit për të krishterët.