Aprovohet furnizimi i 200 aparateve të frymëmarrjes

25

Shkup, 3 prill – Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në vend do të furnizohen 200 aparate për frymëmarrje.

Qeveria në seancën e sotme të 34-të e ka shqyrtuar dhe aprovuar Dekretin për furnizim intervent të aparateve për frymëmarrje gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën rregullohet kushtet dhe procedura për furnizim intervent të 200 aparateve për frymëmarrje shkaku i zbatimit të masave për përballje me koronavirusin gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, konform specifikimit me Dekretin në fuqi ligjore.

“Për këtë furnizim, Ministria e Shëndetësisë do të publikojë thirrje publike në ueb faqen e saj e cila zgjat 72 orë nga momenti i publikimit të saj. Vlerësimi i ofertave të arritura do të kryhet nga Komisioni prej tre anëtarëve nga radhët e nëpunësve të punësuar administrativ i formuar nga MSH”, bëjnë të ditur nga Qeveria.

Comments are closed.