Punëtorët e falimentuar të përfshirë me Ligjin e ri për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit mund të shtrojnë kërkesë me të cilën do të shfrytëzojnë kompensim mujor. Ligji tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë dhe, siç informoi sot Agjencia për Punësim, të gjithë të interesuarit personalisht duhet të dorëzojnë kërkesë deri tek qendrat kompetente për punësim ku janë të evidentuar.
Afati për dorëzimin e kërkesave është një vit, gjegjësisht deri më 19 shtator të vitit të ardhshëm. APRM përmend se gjatë dorëzimit të kërkesës, personat e interesuar duhet të kenë vetëm letërnjoftimin me vete, pa dokumente plotësuese. Agjencia për punësim do t’i furnizojë të gjitha dokumentet e nevojshme me detyrë zyrtare prej institucioneve kompetente. Me këtë mundësohet rreth 3.000 persona të marrin kompensim mujor prej 7.596 denarë, gjegjësisht 34 për qind të neto pagës mesatare mujore vitin e kaluar. Në vit për këtë qëllim prej Buxhetit të APRM do të sigurohen 300.816.000 denarë.
Kompensimin mund ta shfrytëzojnë personat e papunë të moshës prej të paktën 52 vjeç (gratë) dhe 55 vjeç (burrat) me së paku 15 vite stazh në ndërmarrjet me pronësi domunuese të shtetit, ndërsa atje marrëdhënia e punës t’u ketë ndaluar në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, së bashku me 30 qershorin e këtij viti. Personat duhet të kenë të realizuar të drejtën e kompensimit në të holla pas 1 janarit të vitit 1995, ndërsa pas realizimit të së drejtës së kompensimit mujor të mos jenë të punësuar në kohë të pacaktuar, gjegjësisht marrëdhënia e punës të mos jetë ndaluar me vullnetin dhe fajin e tyre.