Në Agjencinë për punësim sot do të paralajmërohet fillimi i implementimit të projektit vetëpunësim me kreditim. Bëhet fjalë për masën me të cilën personat e interesuar të papunë, kërkues aktivë të punës, të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes të tyre, do t’ju mundësohet kredi e volitshme me çka do të hapen vende të reja të punës dhe do të vetëpunësohen në sferën e bujqësisë, tregtisë, industrisë së përpunimit, ndërtimtarisë, industrinë e shërbimit etj. Detaje për projektin do të prezantojë drejtori i Agjencisë për punësim Vllatko Poposki.