Shkup, 1 prill – Me rastin e ditës së shakasë Qendra Kulturore për Fëmijë Karposh sot në faqen e saj të fejsbukut me transmetim të drejtpërdrejtë do të organizojë Apriliadën e qytetit.
Apriliada do të fillojë në orën 12, ndërsa nga QKF Karposh u bëjnë thirrje të gjithëve d’i bashkangjiten ngjarjes.
“Në këto kushte kur na nevojitet më së shumti qeshje, për herë të parë në mënyrë jo të zakonshme e organizojmë Apriliadën e qytetit. E qeshura është shëndet, ndërsa shëndeti na duhet më së shumti aktualisht”, thuhet në kumtesën e QKF Karosh. (koha.mk)