Shkup, 30 mars – Qendra Kulturore për Fëmijë (QKF) “Karposh” dhe Qyteti i Shkupit organizojnë apriliadë nën moton “Shkupi qesh”. Manifestimi do të mbahet të dielën, në sheshin “Maqedonia”, ndërsa paralajmërohet si manifestimi i madh për fëmijë.
Ftohen të gjitha shkollat dhe kopshtet, të gjithë fëmijët, në këngë, lojëra dhe argëtim.
Do të marrin pjesë folklori dhe seksioni për balet modern i QKF “Karposh”, “Zlatno Slavejçe”, grupe të vallëzimit nga shkollat fillore nga Shkupi dhe rrethina, si dhe shumë artistë të estradës, pjesëmarrjet e të cilëve janë paraparë për pjesën e mbrëmjes, nga ora 20:00. Për në mbrëmje është paralajmëruar edhe parakalimi i maskave grupore nga shkollat e mesme të Shkupit, pas çka do të shpallet edhe fituesi.
QKF “Karposh”, tradicionalisht do të zgjedhë maskën më të mirë dhe karikaturën ose vizatimet humoristike nga konkursi i cili tani më është shpallur në shkollat fillore. Do të shpërblehen tre veprat më të mira.
Manifestimin “Shkupi qesh” do ta hapë kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.