Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar sot telefonat e shumëpritur iPhone8 dhe iPhone X. CEO i Apple, Tim Cook duke ndjekur traditën e themeluesit të markës së suksesshme, Steve Jobs ka dalë në skenë dhe ka prezantuar gjithashtu edhe tre produktet e reja; një orë inteligjente të re, një televizor të ri, dhe një palë kufje wireless të reja.
“Sot kemi lajme të mira për ju, ndryshuam mënyrën sesi komunikojmë me IMessage dhe FaceTime. iPhone revolucionarizoi sigurinë dhe privatësinë me TouchID”, ka thënë ai gjatë prezantimit.
iPhone X ishte padyshim ylli i mbrëmjes; ai karakterizohet nga cilësi të jashtëzakonshme krahasuar me prodhimet e mëhershme.
iPhoneX, një version premium i flagshipit të Apple karakterizohet nga ekran pa skaje, pa butonin ‘home’, teknologji për njohjen e fytyrës dhe karikim wireless. iPhone X pritet të kushtojë 1 mijë dollarë.