Apple ka blerë rreth 100 kompani gjatë 6 viteve të fundit, ka zbuluar shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook. Kjo nënkupton blerjen e një kompanie çdo tre deri në katër javë, tha ai në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Apple të Martën. Apple kohët e fundit realizoi tremujorin e saj më pozitiv nga të ardhurat e të gjitha kohërave, duke sjellë 111.4 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit të saj fiskal 2021. Cook tha gjatë mbledhjes së aksionerëve se blerjet kryesisht kanë për qëllim blerjen e teknologjisë dhe talenteve.
Blerja më e madhe e Apple në dekadën e fundit ishte blerja prej 3 miliardë dollarësh e Beats Electronics, prodhuesi i kufjeve themeluar nga reperi dhe producenti Dr Dre. Një tjetër blerje e profilit të lartë ishte kompania e programeve të njohjes së muzikës Shazam, për 400 milionë dollarë në 2018. Më shpesh, Apple blen firma më të vogla të teknologjisë dhe më pas përfshin risitë e tyre në produktet e saj. Një shembull është PrimeSense, një kompani izraelite e ndjeshmërisë 3D, teknologjia e së cilës kontribuoi në FaceID të Apple. Apple gjithashtu ka investuar në teknologji back-end që nuk do të ishte aq e dukshme për përdoruesit e iPhone ose Macbook.