Kompania amerikane e kompjuterëve Apple në periudhën mes korrikut dhe shtatorit të këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar, ka rritur fitimin për 12.2 për qind, konkretisht në 52.58 miliardë dollarë. Nga kompania theksojnë se 62 për qind e fitimit të përgjithshëm është realizuar nga shitja e prodhimeve jashtë shtetit. Po ashtu theksohet se fitimi neto i kompanisë vitin e kaluar arrinte 9.71 miliardë dollarë dhe në afat prej një viti është rritur për 18.9 për qind, duke arritur vlerën 10.71 miliardë dollarë. Me këtë është rritur edhe fitimi për një aksion nga 1.67 në 2.07 dollarë. Apple ka shënuar rritje të ndjeshme kur është fjala për shitjen e smartfonëve iPhone, tabletëve iPad dhe kompjuterëve Mac. Shitjet e smartfonëve janë rritur për 2.5 për qind, ndërsa të ardhurat totale arritën në 46.67 milionë dollarë. Kur është fjala për tabletët dhe kompjuterët, shitjet për të dy produktet u rritën më shumë se 10 për qind. Analistët parashikojnë se vlera e aksioneve të Apple mund të rritet edhe më shumë, ndërsa vlera aktuale e tregut të kësaj kompanie është mbi 900 miliardë dollarë.