Apple është gati ti thotë lamtumirë përgjithmonë Touch ID, sistemi i njohjes së gjurmëve digjitale që shërben për të zhbllokuar një iPhone. Sipas një shkrimi të KGI Securities, Ming- Chi Kuo, që zakonisht është shumë i informuar për kolosin Kupertino, nga viti i ardhshëm ka mundësi që iPhone të kalojnë në Face ID, sistemi i njohjes së fytyrës që do të jetë tek iPhone X në fillim të nëntorit. Kështu bën të ditur 9to5Mac. Apple, sipas analistit, mund të mbështetet tërësisht në sistemin e njohjes tre dimensionale të fytyrës, 3D sensing. Për kompaninë kjo do të jetë një avantazh përballë të tjerëve përsa i përket konkurrencës. Prova e tregut është afër: iPhone X, që do të ketë njohjen e fytyrës në vend të Touch ID, vjen në duart e konsumatorëve më 3 nëntor.