Shkup, 5 shtator – Ministrja pa resor e obliguar për Investime të Huaja, Zorica Apostolska në suaza të aktiviteteve për prezantim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve para ekonomistëve nga rajone të ndryshme të vendit, sot u takua me anëtarët e odës rajonale pranë Odës ekonomike të Maqedonisë në Kërçovë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të kompanive vendore dhe të huaja nga ky rajon.
Nga kabineti i Apostolskës kumtuan se ajo në takim ka theksuar se Qeveria me përkushtim punon në përparimin e klimës së biznesit përmes realizimit të masave të shumta ekonomike , një pjesë të përmbajtura edhe në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, të cilat janë kahëzuar drejt nxitjes së investimeve të reja, simulimin e sipërmarrësisë, përparimin e proceseve teknike-teknologjike, si dhe vendosjen e inovacioneve në proceset prodhuese të kompanive të cilat punojnë në vend, me qëllim përfundimtar krijimin e vendeve të reja të punës, më mirë të paguara dhe konkurencë më të lartë në ekonomi.
“Në drejtim të realizimit të prioritetit për realizimin e rritjes ekonomike më të shpejtë dhe më të përmbajtur dhe zhvillimin janë bërë edhe ndryshimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me çka kompanitë e IT sektorit, prodhimtaria bujqësore sekondare, tregtia, ndërtimtaria marrin mundësi për mbështetje financiare për realizimin e investimeve produktive. Me këto ndryshime përparim është bërë edhe në pjesën e thjeshtësimit të procedurave administrative të cilat janë të nevojshme për shfrytëzimin e ndonjë mase të përmbajtur në ligj”, ka theksuar Apostolska dhe ka theksuar se Qeveria mbetet edhe më tutje e hapur për dialog me bashkësinë afariste, ndërsa me qëllim të përforcimit të mëtutjeshëm të aktiviteteve në ekonominë reale.
Ministrja Apostolska u bëri thirrje ekonomistëve nga Oda ekonomike e Maqedonisë që ky rajon të mos përmbahet nga realizimi i planeve të tyre të biznesit dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë e zhvilluara për mbështetje financiare të cilat janë hapur para bashkësisë afariste me ndryshimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.