Shkup, 5 dhjetor – Turbulencat dhe pasigurinë e kemi lënë pas nesh, në histori, ndërsa para qytetarëve dhe biznesit hapëm perspektivat ekonomike të cilat premtojnë klimë afariste stabile dhe mbështetje të fuqishme institucionale për çdo ide sipërmarrëse e cila është e bazuar në njohuri, inovacione dhe teknologji të reja, tha ministrja pa dikaster e angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostoloska gjatë fjalimit të saj në “Kongresin e parë botëror të sipërmarrësve” që mbahet në Zagreb.
Siç informojnë nga Kabineti i saj, duke folur për proceset e stabilizimit politik përmes përkushtimit të Qeverisë për realizimin e prioriteteve strategjike për inkuadrim në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, Apostoloska tha se Maqedonia është rritur në shtet funksional të sundimit të ligjit dhe vlerave evropiane.
Duke folur për politikat ekonomike qeveritare për mbështetjen dhe stimulimin e e investimeve përmes Planit për rritje ekonomike dhe Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Apostolska para sipërmarrësve të pranishëm potencoi se shteti në mënyrë transparente, në pajtim me kriteret e qarta dhe pa negociata, me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare i motivon sipërmarrësit të hyjnë në projekte të reja investuese.
Në “Takimin e parë botëror të sipërmarrësve”, që mbahet prej datës 4 deri më 7 dhjetor në Zagreb, participojnë mbi 600 pjesëmarrës, pronarë të kompanive, sipërmarrës, menaxherë, politikanë, përfaqësues të mjedisit akademik prej dhjetëra vendeve nga Evropa Juglindore dhe e Mesme.