Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, ka vizituar sot një qendër të votimit për t’u njoftuar nga afër lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Apostolova, e cila ishte e pranishme në Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, tha se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën. “Ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj, prandaj kujdes së kë e zgjedhni”, tha ajo. Apostolova do t’i vizitojë edhe disa qendra votimi, në disa qytete.