Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova i bëri thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj ta rishikojë vendimin për taksën 100 për qind të importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke vlerësuar se ajo është e kundërta e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Apostollova në shënimin e trevjetorit të nënshkrimit të MSA-së kërkoi nga Haradinaj “ta shikojë fotografinë më të gjerë” të gjendjes, që të mundësojë finalizim më të shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne e kuptojmë taksën e 100 për qindtë, megjithatë koha është të shihet se çka është më e rëndësishme për Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit ta rishikojë edhe njëherë vendimin, ta shikojë fotografinë më të gjerë dhe të kemi finalizim më të shpejtë të dialogut”, tha Apostolova.
Duke folur për liberalizimin e vizave, shefja e Zyrës së BE-së, nga konferenca në organizatë të Institutit EPIK u porositi qytetarëve kosovar të mos dëshpërohen.
“BE-ja premtoi se liria e lëvizjes do të jetë prioritet i dialogut. Kosova shënoi progres në luftën kundër korrupsionit. Votimi në Parlamentin Evropian është dëshmi se keni përparuar. Procesi duhet të zhvillohet dhe tani është në duart e Këshillit. Mos u dëshpëroni sepse nuk zhvillohet shpejtë, nuk mund të bëhet në mënyrë automatike. Ndjejmë një lloj dhimbje te ju. Porosia ime është të vazhdoni nëpër atë rrugë të drejtë, ruajeni atë progres”, jam e sigurt se do të ketë fund të lumtur”, tha Apostolova.(koha.mk)