Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka thumbuar krerët e shtetit të cilët po japin deklarata së vizat do të liberalizohen në fund të vitit. Sipas Apostoloves kjo varet nga progresi që shënon Kosova në kritetet e vendosura nga BE-ja, e jo nga afatet kohore, raporton “Zëri.info”.
“Politikanët duhet të jenë të sinqërtë me qytetarët. Kam dëgjuar se regjimi pa viza do të sigurohët në fund të vitit. Duhet jemi transparent, çdo gjë varet nga Kosova. Ne kemi vënë disa masa kritere që i kemi vënë e po i shohim bashkë me institucionet e Kosovës”, ka thënë Apostolova.