Shkup, 9 prill – Interesimi i investuesve të huaj është gjithnjë e më intensiv pas zgjidhjes së kontestit me emrin dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa në vend kthehen edhe kuadrot e kualifikuara, deklaroi sot ministria pa portofol për Tërheqjen e Investimeve të Huaja Zorica Apostollska, njofton Koha.
Para ditës së hapur të sotme të Biznesit të Fakultetit Ekonomik të Lubjanës që u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë. ministrja Apostollska deklaroi se tashmë dy kuadrot tanë të kualifikuar janë kthyer në shtet për të punuar në një kompani të huaj.
“Nga takimet që i kam me investuesit tashmë kam informacione pozitive se fillojnë t’i kthejnë mbrapa. Informacioni i fundit është se tashmë janë kthyer dy kuadro të arsimuar dhe të përgatitur në një kompanitë tonën të huaj”, tha Apostollska.
Sfidë më e madhe me të cilën po përballjen shtetet është si të arsimohen të rinjtë dhe si kuadro të kualifikuar të mbahen që të mos e braktisin shtetin e tyre.
Fakulteti Ekonomik nga Lubjana është shembull i rrallë si duhet të vendosen në korrelacion arsimi dhe biznesi dhe përvojat sllovene në këtë pjesë që të tentojnë t’i shfrytëzojnë kompanitë tona.
“Në Slloveni nuk ka fuqi tepricë të kualifikuar pune dhe bëjmë përpjekje sa mundemi më shumë ta përmirësojmë sistemin arsimor. Do të doja t’i ftoj të gjitha kompanitë në Maqedoni të bashkëpunojnë me ne dhe bashkërisht t’i definojmë problemet sepse besojmë se njerëzit janë më të rëndësishëm”, deklaroi dekanja e Fakultetit Ekonomik të Lubjanës, Metka Tekavçiç, e cila sot mori pjesë në Ditën e Hapur në Shkup. (koha.mk)