Aplikacioni Trueview ua mundëson njerëzve që të gjejnë të dashur por tani krijuesit e këtij aplikacioni po tentojnë që ta luftojnë nudizmin e padëshiruar duke e futur një filtër që i parandalon përdoruesit që të dërgojnë foto lakuriq. Pra, edhe nëse ju pëlqeheni me njëri-tjetrin dhe doni ta dërgoni bisedën në një nivel tjetër, ju duhet ta bëni këtë në privatësinë e mesazheve tuaja, shkruan Metro. Secila fotografi e ngarkuar në ueb-faqe kalon nëpër një filtër që e dallon fytyrën dhe lakuriqësinë. Ky filtër vijon që ta analizojë fotografinë dhe hedh poshtë ato fotografi nëse vë re një nivel të caktuar të nudizmit – si psh. shfaqjen e organeve gjenitale.