Gjykata e Apelit Shkup ka refuzuar ankesat e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre dhe në tërësi ka vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë për rastin e sulmeve të armatosura në Kumanovë, kanë konfirmuar nga gjykata e shkallës së dytë, transmeton gazeta Koha. Vendimi është sjellë pas tre muajve që kur është mbajtur seancë publike ku janë shqyrtuar ankesat e vendimit të shkallës së parë, të cilin e ka sjellë gjykatësja Verka Petkovska. Me vërtetimin e vendimit të shkallës së dytë vendimi është i plotfuqishëm.
Këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të gjykatës së shkallës së dytë solli vendim të vërtetojë në tërësi vendimin e gjykatëses Petkovska nga Gjykata themelore penale.
Gjykata themelore Shkup 1 më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e Lagjes së Trmave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 vjetëve, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive janë liruar nga akuzat. (koha.mk)