Shkup, 26 mars – Gjykata e Apelit në Shkup sot në seancë publike do t’i shqyrtojë dëshirat e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov për masën e arrestit që iu caktua gjatë shqiptimit të dënimit në rastin “Titanik 2”.
Në aktgjykimin e shkallës së parë për “Titanik 2” Mijallkov është dënuar me tre vjet burg, Menduh Thaçi me tre vjet dhe dy muaj, Bedredin Ibraimi me katër vjet e gashtë muaj, Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Aneta Stefanovska morën nga tre vjet burg.
Gjykata e pranoi kërkesën e PSP-së dhe i përcaktoi arrest Sasho Mijallkovit dhe Bedredin Ibraimit, ndërsa katër të tjerët kanë marrë masa sigurie. Prokurorët kërkuan arrest për shkak të rrezikut nga arratia.
Sipas prokurorisë të PSP-së, Mijalkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komiteti ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka përdorur ndikimin e tij përmes Menduh Thaçit që të dakordojë të miratohen ankimimet për rivotim në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.